Manchester United ka shënuar fitore vetëm pas vazhdimeve ndaj West Ham me rezultat 1-0, në kuadër të 1/8 së FA Kupës.
Manchester United ashtu siç ishte pritur e dominoi pjesën e parë ku kishte disa raste.
Fillimisht rastin e parë e kishte Mason Greenwood në minutën e 16-të, por gjuajti jashtë portës.
Në minutën e 27-të provoi Victor Lindelof, por edhe goditja e tij me kokë shkoi pak centimetra jashtë.
Një minutë më vonë Donny van de Beek qoi dëm një rast shumë të mirë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet pa gola.
Me të filluar pjesa e dytë ishte Marcus Rashford kishte rastin të hapte ndeshjen, por pa sukses.
Fundi i pjesës së dytë nuk ishte i mirë me raste, sikur skuadrat u pajtuan të shkonin në vazhdime.
United që kishte bërë disa zëvendësime më mirë u gjend në kohën shtesë.
Në minutën e 98-të ishte Scott McTominay që shënoi pas një asistimi brilant nga Marcus Rashford (1-0).
https://www.youtube.com/watch?v=7GVUHGKMVjE
West Ham u mundua të bëjë diçka në minutat e mbetur, por ishte e kotë.
United kalon në çerekfinale të FA Kupës pas kësaj fitoreje. /Telegrafi/