Telegrafi

Manchester United fillon bisedimet me Atalantën për Rasmus Hojlund

Rasmus Hojlund është befasia më e këndshme e këtij edicion në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi i talentuar danez iu bashkua skuadrës italiane Atalanta në verë nga Sturm Graz dhe ka bërë shumë mirë me fanellën zikaltër.

20-vjeçari ka arritur të realizoj nëntë gola dhe tre asistime në Itali dhe falë këtyre paraqitjeve ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Manchester United po duket më serioz në përpjekjet e tyre për ta transferuar yllin danez dhe ka bërë hapa para në këtë drejtim.

The Times ka raportuar se trajneri Erik Ten Hag e pëlqen shumë danezin dhe dëshiron ta ketë në qendër të sulmit për sezonin e ri në Ligën Premier, pasi bëhet fjalë për një lojtarë të talentuar me të cilin e ardhmja do të ishte e sigurt.

Djajtë e Kuq kanë nisur kontaktet e para me Atalantën dhe po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje për transferimin e danezit në Old Traford.

Lexo po ashtu Zbulohet lista e dëshirave të Man Utd me gjashtë sulmues

Atalanta ka paguar 17 milionë euro për transferimin e tij, derisa nga largimi i danezit synon të fitoj së paku 60 milionë euro.

Përveç United në garë për Hojlund janë edhe Arsenal, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/