Telegrafi

Manchester United është i gatshëm t’i ofrojë dy lojtarë në shkëmbim për Raphinhan

Manchester United po kërkon ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit, pasi qëllimi është të përfundojnë në top katërshe.

Djajtë e Kuq kanë për qëllim të përforcohen në repartin ofensivë dhe sulmuesi brazilian Raphinha është lojtari i pëlqyer i trajnerit Erik Ten Hag.

Sipas Albert Masnou i SPORT , Manchester United ia ka ofruar lojtarin Barçës në një marrëveshje shkëmbimi për Raphinha.

Lexo po ashtu Skautët e Man United kanë mbetur të impresionuar nga lojtari i RB Leipzig

Jadon Sancho dhe Donny Van de Beek synohen të përdoren nga United për të ardhur deri te Raphinha.

Sancho nuk ka luajtur asnjë lojë këtë sezon për Man United që kur u largua nga ekipi kundër Arsenalit në gusht. Raportet thonë se klubi madje ka ndaluar ta paguajë atë duke përmendur disiplinën dhe mungesën e stërvitjes.

Ndërkohë, Raphinha ka qenë duke luftuar për të përsëritur formën e tij të sezonit të kaluar pasi ai ka arritur vetëm dy gola këtë sezon pas 15 ndeshjesh.

Lexo po ashtu Neville më nuk kursehet, godet rëndë Manchester Unitedin: Gola të tmerrshëm iu dhuruan kundërshtarit

Megjithatë, braziliani është shumë përpara Sanchos për sa i përket formës, fitnesit dhe disiplinës. Shtuar faktit se drejtori aktual sportiv i Barçës, Deco është njeriu që solli Raphinhan në klub, është e vështirë të shohësh Barçën të shkëmbejë Raphinhan me Sancho, edhe nëse ka një lojtar plus ofertë parash në tryezë.

Gjithsesi edhe Van de Beek që është përmendur si zëvendësues i të lënduarit Gavi nuk është se po e bind Barcelonën dhe vështirë të realizohet ky shkëmbim. /Telegrafi/