Site icon Telegrafi

Manchester United bën një ofertë përfundimtare për Joao Neves

Joao Neves është objektivi kryesor i gjigantit anglez Manchester United për ta përforcuar repartin e mesfushës.

Djajtë e Kuq e duan me çdo kusht transferimin e mesfushorit portugez, por asnjëherë nuk është e lehtë të bësh pazar me klubet nga Portugalia.

Kontaktet mes dy klubeve kanë filluar javë më parë, megjithatë problemi mbetet tek çmimi i lartë që Benfica po kërkon për lojtarin.

Nga ana tjetër Bordi i Manchester United ka prezantuar se cila do të jetë oferta e fundit për Joao Neves.

Lexo po ashtu Manchester United gati të bëjë një transferim të madh prej 100 milionë eurosh

Nëse Benfica nuk pranon të shesë talentin e saj për 70 milionë euro, Djajtë e Kuq do të largohen nga gara dhe do të shohin opsione të tjera për mesfushën.

Ka qenë gazeta portugeze ‘Record’ që ka njoftuar se United nuk është në gjendje të ofrojë më shumë se 70 milionë euro për talentin e madh portugez.

Lexo po ashtu Man United së shpejti do të fillojë kontaktet e para me Benfican për kartonin e Joao Neves

19-vjeçari është i gatshëm për tu transferuar në Old Traford, derisa po pret tani dy klubet të gjejnë një marrëveshje.

Në sezonin e fundit mesfushori defensivë ka zhvilluar 55 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, teksa ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version