Manchester United është në kërkim të një mbrojtësi qendror për sezonin e ri, në mënyrë që ta shtoj konkurrencën në repartin defensivë.
Objektivi kryesor i Djajve të Kuq ishte Kim Min-jae i Napolit, por koreani ka zgjedhur transferimin te Bayern Munich.
Kësisoj gjiganti anglez është rikthyer te një objektiv i vjetër dhe ai është mbrojtësi francez Axel Disasi.
Anëtari i Monacos ka pasur një vit fantastik, ku në 49 ndeshje zyrtare ka realizuar edhe gjashtë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
Fabrizio Romano ka raportuar se kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e francezit, ku United pritet të bëj ofertë zyrtare në drejtim të Monacos.
25-vjeçari te United pritet të jetë zëvendësues i kapitenit Harry Maguire i cili do të largohet gjatë verës nga Old Traford.
Përveç Djajve të Kuq, në garë për lojtarin janë edhe Manchester City, Liverpool e PSG, derisa Monaco synon që të fitoj rreth 50 milionë euro nga shitja e yllit të mbrojtjes. /Telegrafi/