Site icon Telegrafi

Manchester City synon të mposht konkurrencën e klubeve tjera angleze për shërbimet e Kimmich

Manchester City raportohet se janë të gatshëm të presin deri në verë, para se të tentojnë që të nënshkruajnë me Joshua Kimmich.

28-vjeçari gjendet në listën e dëshirave të Pep Guardiolës dhe sipas asaj që raporton Daily Star, kampioni në fuqi i Evropës nuk është i vetmi që ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit gjerman.

Dy rivalët e Man Cityt në Ligën Premier, Manchester United dhe Liverpool, gjithashtu besohet se janë duke përcjellur nga afër situatën e Kimmich, i cili tashmë ka mbushur një dekadë që është pjesë e bavarezëve.

Bayerni momentalisht po kërkon të paktën 50 milionë euro për të ndarë rrugët me Kimmich, sidoqoftë teksa vera afrohet, ai do të ketë vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe çmimi i tij mund të zbresë deri në 25 milionë euro.

City nuk e kanë me nxitim për të përforcuar mesfushën apo mbrojtjen e tyre, që do të thotë se për ta nuk do të ishte problem që të prisnin deri në verë për nënshkrimin e Kimmich.

Një avantazh për “Qytetarët” mund të jetë fakti që Kimmich ka punuar më herët nën urdhrat e Guardiolës, gjatë kohës kur tekniku spanjoll ishte në krye të Bayern Munichut.

Aftësia e Kimmich për të mbuluar disa pozicione në fushë, e ka bërë atë njërin ndër lojtarët më të admiruar në botë. Ish-lojtari i Stuttgartit mund të luajë si mbrojtës i djathtë, ashtu si mesfushor defanziv, diçka që tregon se sa i përsosur është teknikisht 28-vjeçari./Telegrafi/

Exit mobile version