Manchester City do të përforcohet në krahun e majtë të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë yll të futbollit evropian, por për një talent që do t’i bashkohet kampionëve të Anglisë nga MLS.
‘Qytetarët’ pritet të nënshkruajë me Christian McFarlane nga New York City F , sipas asaj që ka raportuar Fabrizio Romano.
“Manchester City do të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë të talentuar të lindur në vitin 2007, Christian McFarlane në janar 2025, një marrëveshje e nënshkruar siç pritej”.
🔵🏴 Manchester City will sign 2007 born talented left back Christian McFarlane in January 2025, deal sealed as expected.
Man City Academy and City Football Group to bring in another huge talent as from US after Cavan Sullivan. pic.twitter.com/hOm3MDjCUw
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 8, 2024
“Man City Academy dhe City Football Group për të sjellë një tjetër talent të madh nga SHBA pas Cavan Sullivan”.
McFarlane ka përfaqësuar SHBA-në dhe Anglinë në nivelin e të rinjve dhe ka depërtuar në ekipin e NYC FC vetëm këtë sezon.
17-vjeçari ka treguar paraqitje shumë të mira në MLS, duke zhvilluar tetë ndeshje, derisa ka edhe tetë të tjera në kuadër të garave të Kupës në SHBA. /Telegrafi/