Manchester City është duke menduar që të transferojë Isco Alarconin në afatin kalimtar nga Real Madridi.
Citizens ka kohë që tentojnë të transferojnë mesfushorin spanjoll dhe duket se në afatin kalimtar dimëror do të realizojnë një gjë të tillë.
Isco nuk i ka raportet e mira me Zinedine Zidanen dhe nuk përjashtohet largimi i tij nga Santiago Bernabeu në afatin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton Todofichajes, Manchester City mund të transferojë lojtarin në shumën e 40 milionë eurove kur të hapet afati i janarit.
Isco që prej ardhjes së Zidanes në krye të skuadrës, asnjëherë nuk i ka pasur raportet e mira dhe minutazha e tij ka qenë e vogël.
Raportet e dyshes janë ngrirë edhe më shumë në javët e fundit dhe kjo gjë u pa edhe në takimin që Real Madridi e fitoi 3-1 ndaj Barcelonës, duke e lënë lojtarin në bankën rezervë. /Telegrafi/