Site icon Telegrafi

Manchester City pritet t’i ofrojë dy yje për transferimin e Harry Kane

Manchester City ëhstë duke tentuar që me çdo kushte të transferojë Harry Kanen nga Tottenham Hotspuri në këtë verë.

Citizens e larguan Sergio Agueron si lojtar të lirë, me këtë të fundit që iu bashkua Barcelonës në fillim të kësaj jave.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, City është i gatshëm që të sakrifikojë dy lojtarë për të transferuar Kanen.

Bëhet e ditur se Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus do t’i ofrohen Tottenhamit për të transferuar anglezin.

Dyshja raportohet se nuk janë më në planet e Pep Guardiolës dhe largimi i tyre do të ndodhë si pjesë e marrëveshjes me Spurs për Kane.

Në garë për transferimin e sulmuesit janë edhe Manchester United e Chelsea, andaj Guardiola dëshiron të veprojë shpejtë për të bindur Tottenhamin që t’i shkëmbejnë lojtarët. /Telegrafi/

Exit mobile version