Manchester City e ka mbyllur edicionin e Ligës Premier me fitoren 5-0 ndaj Norwich Cityt.
Pas vetëm tetë minutash lojë në Etihad Stadium, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Onel Hernandez, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Tre minuta më vonë, Gabriel Jesus e kaloi Manchester Cityn në epërsi me një solo aksion të bukur.
Kur po përfundonte pjesa e parë, Kevin de Bruyne u asistua nga Kyle Walker për të dyfishuar epërsinë në minutën e 45+1-të.
Në pjesë e dytë, City kishte përsëri dominimin dhe arriti që të realizonte edhe golin e tretë me anë të Raheem Sterling në minutën e 80-të.
Citizens nuk u ndalën me kaq dhe arritën të shënonin edhe golin e katërt me anë të Riyad Mahrez (84’).
Manchester City e mbylli këtë edicion në vendin e dytë me 81 pikë, 18 pikë më pak se kampioni Liverpooli (99). /Telegrafi/