Telegrafi

Manchester City i pamëshirshëm ndaj Burnleyt

Manchester City vs Burnley (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester City e ka mposhtur 5-0 Bunrleyn në kuadër të ndeshjes që u zhvillua në javën e 30-tën në Ligën Premier.

Pas vetëm 22 minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Phil Foden që u gjet për mrekulli nga Bernardo Silva.

Por, kampioni i Ligës Premeir nuk u ndal me kaq, pasi Riyad Mahrez (43’) i dyfishoi shifrat me një asistim të Fernandinhos.

Manchester City vs Burnley (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Anësori algjerian vazhdoi me gola, duke arritur të realizonte nga penalltia në minutën e 45’+3, e që 3-0 përfundoi pjesa e parë.

Në 45 minutëshin e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, duke treguar një dominim total të vendasve.

Manchester City vs Burnley (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 51-të kur David Silvës i erdhi radha të futej në listën e realizatorëve e që u ndihmua nga Bernardo Silva.

City arriti të vulosë më herët fitoren e tyre me anët të Phil Foden (63’), që e shënoi golin e tij të dytë në këtë sfidë, dhe të pestin për skuadrën e tij, ndërsa Gabiel Jesus ishte në rolin e asistuesit.

Pas fitores në javën e 30-të, Manchester City vazhdon të jetë në vendin e dytë me 63 pikë, 20 më pak se lideri Liverpooli, gjersa në xhiron e 31-të do të takohet me Chelsean. /Telegrafi/