Alexis Sanchez duket gjithmonë e më afër kalimit nga Arsenal te Manchester City dhe sipas medieve angleze marrëveshja mund të mbyllet këtë fundjavë.
City dhe Pep Guardiola e duan me çdo kusht në janar lojtarin dhe klubet po vazhdojnë bisedimet.
Mësohet se Arsenal kërkon 35 deri në 40 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Në anën tjetër Arsenali vazhdon interesimin për Riyad Mahrez që ta sjell në Emirates Stadium.
Wenger e do tash e një kohë Mahrezin i cili vazhdon të konsiderohet i pashitshëm nga Leicester City .
Çmimi i tij sillet kah 60 milionë euro.
Për algjerianin në garë është edhe Liverpooli që tashmë ka mbushur arkat me shitjen e Phillipe Coutinho te Barcelona për 160 milionë euro. /Telegrafi/