Site icon Telegrafi

Manchester City ka ofruar Sterlingun për Ronaldon, Juventusi do vetëm Gabirel Jesusin

Sipas AS në Spanjë, Cristiano Ronaldo ka arritur një marrëveshje personale me Manchester Cityn, por Juventus nuk ka pranuar të përfshihet Raheem Sterling në një marrëveshje shkëmbimi mes palëve.

Drejtorët e Juventusit u takuan me Jorge Mendesin këtë mëngjes, ku agjenti iu tha se Ronaldo kërkon transferimin te Manchester City.

“Zonja e Vjetër” nuk është e gatshme ta lejojë 36-vjeçarin të largohet si transferim falas dhe dëshiron të paktën 25 milionë euro për ta lënë Ronaldon të transferohet në “Etihad Stadium”.

Sipas AS në Spanjë, ylli portugez tashmë ka arritur një marrëveshje me Cityn, me kampionët e Ligës Premier që i kanë ofruar një marrëveshje dyvjeçare, me 15 milionë euro në vit.

Lexo po ashtu Ronaldo thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Man Cityn, gati rikthimi i bujshëm i portugezit në Angli

Sipas të njëjtit raportim, Manchester City është i hapur që të përfshijë Raheem Sterling në një marrëveshje shkëmbimi me Bianconerët, por Juventusi dëshiron Gabriel Jesus në vend të tij.

Sulmuesi brazilian është objektivi primar i Juventusit për të zëvendësuar Ronaldon, por sipas La Gazzetta dello Sport, lista e ngushtë e Zonjës së Vjetër përfshin edhe si Mauro Icardi, Luka Jovic dhe Moise Kean.

Agjenti i këtij të fundit, Mino Raiola, është aktualisht në Torino për tu takuar me Bianconerët.

Lexo po ashtu Takim i tensionuar mes Juventusit dhe agjentit Mendes, Ronaldo nuk largohet falas

E ardhmja e Sterling mbetet një çështje shqetësuese për Manchester City, duke qenë se kampionët e Ligës Premier duhet ta shesin atë nëse duan ta marrin Ronaldon.

Gazzetta dello Sport kishte raportuar se Barcelona është një opsion për anësorin e Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version