Pep Guardiola thuhet se është i vendosur që të transferojë Lautaro Martinezin te Manchester City.
Trajneri spanjoll e pëlqen shumë lojën e sulmuesit argjentinas dhe në verë do të tentojë të marrë atë nga Interi.
Tashmë është bërë e ditur se Lautaro ka një klauzolë lirimi prej Nerazzurëve në çmimin 111 milionë euro dhe kampioni i Ligës Premier dëshiron të paguajë atë.
Sipas asaj që raporton Daily Express, skuadra angleze është në dijeni se Barcelona është po ashtu në garë për të, e që dëshiron të mbyllë transferimin e tij sa më shpejtë të jetë e mundur.
Lautaro thuhet se po e kërkon largimin nga Interi, duke e parapëlqyer kalimin në Camp Nou.
Mirëpo, Guardiola telefonuar sulmuesin dhe po tenton të bind që të refuzojë ish-skuadrën e tij dhe të kalojë në Etihad Stadium. /Telegrafi/