Site icon Telegrafi

Manchester City futet në mes të dy gjigantëve për Griezmannin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, do të tentojë që të arrijë marrëveshje për yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Francezi ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United gjatë verës, por lojtari nuk ndryshoi mjedis pasi FIFA i kishte dënuar spanjollët për vitin 2017 dhe zëvendësimi i tij ishte i pamundur.

Prioritet i Griezmannit tani është largimi në verën e vitit 2018 dhe klauzola e kontratës së tij do të bije nga 200 milionë euro në 100 milionë euro.

United pritet ta tentojë përsëri, por do të përballet me konkurrencën e fortë të Cityt, shkruan Diario Gol.

Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Atleticos, Costa thyen rekordin (Foto)

Guardiola është një fans i madh i francezit Griezmann dhe i ka dhënë klubit dirtën e gjelbër që t’i bëjë ofertë sa fiton Sergio Aguero.

Gjërat mund të komplikohen nëse në luftë futet edhe Real Madrid, pasi Florentino ka kohë që e pëlqen shumë lojtarin.

Të tria klubet janë të gatshme ta paguajnë klauzolën prej 100 milionë euro. /Telegrafi/  

Exit mobile version