Site icon Telegrafi

Manchester City futet në ‘luftë’ me Barcelonën për Griezmaninn, të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 120 milionë eurove

Sulmuesi 28-vjeçar francez, Antoine Griezmann, e ka bërë publike dëshirën e tij për tu larguar nga Atletico Madridi. 

Sipas Sport, shumë klube të Ligës Premier kaun shprehur dëshirë që të nënshkruajnë me lojtarin që ka klauzolë prej 120 milionë euro.

Manchester City dhe klubet spanjolle, nuk janë të vetmet që duan ta paguajnë klauzolën e Griezmann.

Antoine Griezmann. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Në fakt edhe Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë të gatshme të paguajnë mbi 100 milionë euro për lojtarin.

Nga Liga Premier klubi që duket më i interesuar ishte Liverpooli.

Griezmann . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Por rikthimi në skenë i Manchester Cityt ka bërë që klubet e tjera të frikësohen.

Pep Guardiola ka një buxhet prej 240 milionë euro për përforcime. /Telegrafi/ 

Exit mobile version