Manchester City thuhet se po tenton të transferojë Alessandro Bastoni nga Interi në afatin kalimtar veror.
Citizens kanë dërguar së fundmi zbuluesit e lojtarëve që të shikojnë nga afër lojën e mbrojtësit dhe kanë mbetur të kënaqur me atë çfarë panë.
Sipas asaj që raporton Tuttosport, Pep Guardiola ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Bastonit.
Trajneri spanjoll e admiron shumë lojën e tij, derisa lojtari nuk po ka shumë hapësirë te Nerazzurët shkaku i Diego Godin dhe Milan Skriniar.
Bastoni me shumë gjasë do të kërkojë largimin nga Giuseppe Meazza dhe mund të pranojë shumë lehtë ofertën e Cityt.
Por, Interi do të refuzojë shitjen e tij, ndërsa skuadra angleze mund t’i bind ata me një ofertë 40 milionë euro për 20-vjeçarin. /Telegrafi/