Manchester City e ka mposhtur Arsenalin në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier me rezultat 5-0.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Ilkay Gundogan që u asistua nga Gabriel Jesus.
Kaluan vetëm pesë minuta nga gli i parë dhe Ferra Torres shënoi të dytin për kampionin në fuqi, duke e futur në vështirësi Arsenalin.
GUNDOOOOOOOO!!!!!
🔷 1-0 🔴 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/ySSnNFyPjh
— Manchester City (@ManCity) August 28, 2021
Situata më e rënduar për The Gunners erdhi në minutën e 35-të, kur Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër në një lojtar të Cityt.
Ishte më pas minuta e 43-të, kur Gabriel Jesus u fut në listën e realizatorëve për 3-0, me Jack Grealish që ishte asistuesit.
ANOTHER ONEEEE!
🔷 3-0 🔴 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/FTsfTDVZsQ
— Manchester City (@ManCity) August 28, 2021
Pjesa e dytë sërish filloi me gol, pasi në minutën e 53-të, Torres asistoi te Rodri, që shënoi gol të bukur nga distanca.
Arsenali më pas ishte i fokusuar në mbrojtje, derisa City realizoi edhe të pestin.
FIVE!
🔷 5-0 🔴 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/4L47mmdo4J
— Manchester City (@ManCity) August 28, 2021
Ishte sërish Ferran Torres (84′) që realizoi për Cityn, që ishte goli i tij i dytë në këtë takim dhe i pesti për skuadrën e tij. me Riyad Mahrezin që asistoi.
Në fund, rezultati mbeti 5-0, derisa Manchester City merr tre pikët e dyta dhe është aktualisht në vendin e parë, ndërsa Arsenali pas tre ndeshjeve është pa pikë.
Në javën e katërt, Citizens do të takohen me Leicesterin, gjersa Topçinjtë do të kenë punë me Norwichin. /Telegrafi/