Disa klube të mëdha në Evropë janë lidhur me nënshkrimin e Paulo Dybala si lojtar i lirë në verë dhe Manchester City tani po konsideron t’i ofrojë argjentinasit një kontratë 10 milionë euro në vit.
Pikërisht për aq sa thuhet se kishin rënë dakord Juventus dhe Dybala vetëm disa muaj më parë kur sulmuesi dukej në prag të vazhdimit të kontratës së skaduar me Zonjën e Vjetër.
Megjithatë, Juventusi do të ndryshojë kushtet e marrëveshjes në takimin e tyre të ardhshëm me Dybala në muajin shkurt.
Sipas raportimeve të shumta, propozimi i Juventusit do të jetë shumë më i ulët.
Gazeta Tuttosport zbuloi javën e kaluar se Dybala dhe pesë lojtarëve të tjerë të Juventusit me kontratë në muajt e fundit të skadimit mund t’i ofrohet një ulje page 15 për qind.
Assalto a Dybala, non solo l’Inter. Ecco quanto mette sul piatto il City #calciomercato https://t.co/zGbaxO8f6K
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) January 26, 2022
Në këtë skenar, Liverpooli, Tottenham Hotspuri, Interi dhe Manchester City thuhet se i kanë vënë sytë 28-vjeçarit.
Sipas raportit të fundit të La Gazzetta dello Sport, Pep Guardiola ka kërkuar nënshkrimin e argjentinasit dhe City mund t’i ofrojë atij një marrëveshje prej 10 milionë euro në vit, më shumë se çdo ekip tjetër deri më tani.
Dybala iu bashkua Juventusit nga Palermo në një marrëveshje prej 40 milionë euro në vitin 2015. Ai ka shënuar 111 gola në 276 paraqitje me Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/