Telegrafi

Manchester City 1-1 Liverpool, nota e Xherdan Shaqirit dhe të tjerëve

Manchester City dhe Liverpooli kanë barazuar 1-1 në kuadër të javë së tetë në Ligën Premier.

Golin për Citizens e shënoi Gabriel Jesus, derisa për The Reds realizator ishte Mohamed Salah që shënoi nga penalltia.

Liverpooli ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe u notua me 6.35, gjersa City u vlerësua me 6.30.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në derbin e Ligës Premier: City dhe Liverpooli ndajnë pikët

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Gabirel Jesus që shënoi golin e barazimit dhe u notua me 6.9.

Paraqitje solide në këtë sfidë pati Xherdan Shaqiri që u fut në lojë në minutën e 59-të në vend të Roberto Firminos, dhe u vlerësua me 6.3.

Në anën tjetër, dështimet e kësaj përballje dolën të ishin Kyle Walker, Rodrigo dhe Joe Gomez, që u vlerësuan me 5.7.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Foto: WhoScored

 

Foto: WhoScored

 

/Telegrafi/