Sporting Lisbona edhe pse vendas ndaj Machester Cityt, nuk ka arritur t’iu bëjë ballë sulmeve të skuadrës së Pep Guardiolas.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 4-0 në favor të qytetarëve.
Goli i parë erdhi pas një aksion të gjatë ku solli një situatë interesante para portës, me Kevin de Bruynen që asistoi te Riyad Mahrez i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1493679457164423168
Në minutën e 18-të u shtua epërsia e qytetarëve, kur Bernardo Silva shënoi për 2-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1493681516357980160
Phil Foden nuk e kishte të vështirë edhe aq të shënonte në minutën e 32-të, kur mori një top para portierit duke shënuar për 3-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1493685222457548800
Krejt pa u mbyllu pjesa e parë në skenë soli sërish Silva që tundi rrjetën për 4-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1493688325835689988
Man City duket në rrugë të mirë që të marr një fitore të rëndësishme për të kaluar në çerekfinale. /Telegrafi/