Telegrafi

Mançevski: Në qeverinë e ardhshme nuk do të udhëheq as Gruevski as edhe UÇK-ja (Video)

Mbrëmë, Artan Grubi ka varrosur gënjeshtrën e Nikolla Gruevskit për dygjuhësinë dhe për federalizimin. Gënjeshtra që ekziston vetëm në kokën e Nikolla Gruevskit. Artan Grubi, në mënyrë i tregoi Nikolla Gruevskit se kush i menaxhon institucionet, tha Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së dhe kreu i shtabit zgjedhor të LSDM-së, i cili përsëri e transmetoi deklaratën e Grubit të dhënë mbrëmë në TV Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Unë propozoj që të dëgjojmë personalisht zotëri Grubin: “UÇK-ja e udhëheq Qeverinë e Maqedonisë, UÇK-ja i udhëheq Kuvendin e Maqedonisë, UÇK i udhëheq komunat në Maqedoni’. Pas kësaj njohje se UÇK-ja udhëheqë Qeverinë, Parlamentin dhe komunat, Gruevski dhe Ahmeti duhet menjëherë të ndalen me mbjelljen e gjuhës së urrejtjes ndëretnike në mesin e qytetarëve. Gënjeshtrat për federalizim janë vetëm për qëllime zgjedhore, si dhe shumë gënjeshtra të tjera të mëparshme. Ne duam në mënyrë të qartë të porosisim që më 11 dhjetor, pas ndryshimeve, Qeveria dhe Parlamenti nuk do të udhëhiqet nga familja e Gruevskit as edhe nga UÇK. Shtetin do të udhëheqin njerëzit të cilët kujdesen për jetën e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pa dallim etnie’, tha Mançevski. /Telegrafi/