Rey Manaj ka shënuar golin e parë në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi shqiptar i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Sivasspor në udhëtim te Pendikspor me rezultat 3-2.
Ishte minuta e 57-të e ndeshjes, kur pas një kundërsulmi të shpejtë të mysafirëve Manaj realizoi gol.
Mesfushori anësorë Bassan asistoi bukur te Manaj i cili me një gjuajtje të fortë brenda zonës realizoi golin e tij të parë në Superligën e Turqisë.
Manaj qëndroi në fushë për 66 minuta, derisa te vendasit titullar dhe 90 minuta në fushë qëndroi Endri Çekiçi. /Telegrafi/