Telegrafi

Manaj kërkohet nga Benevento

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj mund të mbetet në Serie A, por jo me skuadrën që ka në pronësi kartonin e tij, Interin.

Manaj sezonin e kaluar luajti si i huazuar te dy skuadra, fillimisht në vjeshtë te Pescara në Serie A, pastaj te Pisa në Serie B.

Lexo po ashtu Tjetër skuadër nga Serie A në gjurmët e Manajt

Megjithatë, as këto dy huazime nuk bën që drejtuesit e Nerazzurrëve të ndërrojnë mendje dhe ta kthejnë lojtarin në urdhrat e tyre këtë vit.

Por, sipas mediumit Sky Sports, Manaj mund të luaj këtë sezon në Serie A, pasi kërkohet nga skuadra e inkuadruar në elitën e futbollit italian, Benevento.

Ky transferim do t’i konvenonte edhe 20-vjeçarit nga Lushnja, pasi përveç që do të luante në nivelin më të lartë të futbollit italian, aty do të gjente edhe shokun e tij nga kombëtarja shqiptare, mbrojtësin Berat Gjimshiti. /Telegrafi/