Telegrafi

Manaj drejt Spanjës, kërkohet nga dy skuadra  

E ardhmja e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Rey Manaj mund të jetë në Spanjë, në La Liga ose Segunda Division.

Sulmuesi në pronësi të Interit ka zhgënjyer pritshmëritë e klubit të tij, pasi në të dy aventurat e kaluara, i huazuar fillimisht te Pescara në Seria A, ndërsa më pas te Pisa në Seria B, nuk mundi dot të imponohet me lojën dhe karakterin e tij.

Lexo po ashtu Manaj kërkohet nga Benevento

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit zikaltër po konsiderojnë tashmë seriozisht një tjetër aventurë në huazim për Manajt, përcjell TS.

Kësaj here, pista më e sigurt për sulmuesin e përfaqësueses së Shqipërisë është ajo spanjolle.

Lexo po ashtu Për Manaj edhe Real Oviedo

Klubi zikaltër po tenton për një eksperiencë perëndimore për Manaj, me Spanjën favorite, pikërisht aty ku nuk mungojnë klubet e interesuara për shqiptarin. Në gjurmët e Rey Manaj janë vënë prej kohësh Granada dhe Las Palmas.

Referuar raportimeve të mediave italiane, pikërisht gjatë ditëve të ardhshme mund të marrë formë huazimi i Manaj.