Site icon Telegrafi

Man Utd rivalizon Real Madridin dhe Bayern Munichun për Rudigerin

Manchester United thuhet se është gati të bëjë një lëvizje serioze për mbrojtësin e Chelseat, Antnonio Rudiger.

Mbrojtësit të Bluve i skadon kontrata verën e ardhshme dhe aktualisht po ngec në nënshkrimin e një marrëveshjeje të re.

Raportet sugjerojnë se 28-vjeçari po anon drejt një transferimi te Real Madridi pasi ka mbajtur ‘bisedime pozitive’ me gjigantët e La Ligas.

Lexo po ashtu Real Madridi po përgatitet përgatit kontratën për Rudigerin

Por, sipas Sky Deutschland, Manchester Unitedi është i vendosur në transferimin e fituesit gjerman të Ligës së Kampionëve.

Chelsea thuhet se ka ofruar një marrëveshje të re me vlerë rreth 140 mijë funte në javë për të mbajtur Rudiger në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Bayerni futet në garë për Rudigerin, synon ta marrë me parametra zero

Kjo duket se ka rënë në vesh të shurdhër në kampin e lojtarit, me Realin të sigurt se do të zbarkojë lojtarin e tyre në verë.

Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain gjithashtu mendohet të jenë në garë, por gjermani mendon se Spanja do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version