Site icon Telegrafi

Man Utd po tenton t’ia rrëmbejë Liverpoolit mbrojtësin Konate

Ditë më parë është raportuar se Liverpooli ka arritur marrëveshje në parim me mbrojtësin Ibrahima Konate.

Madje mediat e ndryshme në Angli dhe Gjermani kishin shkruar se francezi kishte kryer edhe testet mjekësore me Liverpoolin dhe po pret afatin kalimtar veror për tu zyrtarizuar.

Por ka qenë mediumi i njohur evropian Eurosport që ka shkruar se Manchester United është futur fuqishëm në garë për lojtarin.

The Reds ende nuk kanë gjetë gjuhë të përbashkët me RB Leipzig, derisa United ka kontaktuar direkt klubin gjerman.

Klauzola e largimit të Konates nga Leipzig është 37 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për Djajtë e Kuq.

Tani gjiganti anglez nga Old Traford po synon që t’i ofrojë kushte më të mira financiare dhe një plan konkret lojtarit për ta bindur t’iu bashkohet për edicionin e ri.

Largimi i Konates nga Leipzig duket tanimë i sigurt, por mbetet të shihet se cila nga skuadrat rivale, Liverpool apo Manchester United do ta fitojë garën për 21-vjeçarin francez. /Telegrafi/

Exit mobile version