Site icon Telegrafi

Man Utd nxjerr në shitje pesë futbollistë për tu financuar blerjen rekorde të Jadon Sanchos

Manchester United po dëshiron me çdo kusht transferimin e yllit anglez Jadon Sancho.

Sulmuesi anglez ka shkëlqyer te Borussia Dortmund këtë edicion, ku e ka mbyllur sezonin me 20 gola e 20 asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat.

Megjithatë Djajtë e Kuq janë të vetëdijshëm se nuk do ta kenë aspak të lehtë transferimin e anglezit, pasi konkurrenca për të është e madhe.

Nga ana tjetër Borussia Dortmund nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat që vijnë nën 130 milionë euro.

The Mirror ka raportuar se United ka nxjerr në shitje pesë futbollistë që të mbledhin para për të financuar blerjen rekorde të Sanchos, pasi asnjë futbollist më parë nuk është blerjë nga United për 130 milionë euro.

Dy mbrojtësit anglez, Phil Jones dhe Chris Smalling janë nxjerr në shitje, ashtu si edhe Andreas Pereira.

Nga kjo nuk shpëtojnë as dy sulmuesit Alexis Sanchez dhe Jesse Lingard që gjithashtu do të largohen përfundimisht nga klubi.

United synon që nga shitja e këtyre pesë futbollistëve të grumbullojë rreth 80 milionë euro dhe paratë tjera prej 50 milionë t’i shtojë për ta blerë Sanchon.

Largimi i këtyre pesë futbollistëve ka të bëjë edhe me pagat e mëdha që kanë disa prej tyre si Alexis Sanchez, Chris Smalling apo Jesse Lingard.

Gjithsesi United nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Sanchos në Old Traford, pasi lojtarin e duan edhe Chelsea, Liverpool, Man City, PSG e Real Madrid, duke mos përjashtuar edhe mundësinë që ai të vazhdoj kontratën me Dortmundin ku klubi verdhezi i ka ofruar kontratë të re me pagë prej më shumë se 10 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version