Telegrafi

Man Utd ka përpiluar listën e ngushtë me pesë emra trajnerësh si pasues të mundshëm të Ralf Rangnick

Klubi anglez, Manchester United ka hartuar një listë të ngushtë me pesë trajnerë teksa kërkon të zëvendësojë trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick në fund të sezonit.

Rangnick ka ardhur si pasues i përkohshëm i Ole Gunnar Solskjaerit të shkarkuar dhe në fund të sezonit pritet të marrë një rol konsulenti në Old Trafford.

Kështu, drejtuesit e klubit anglez nuk janë duke qëndruar duarkryq dhe tashmë thuhet se kanë etiketuar disa trajnerë si pasues të Rangnick.

Lexo po ashtu Enrique kandidat serioz së bashku me Pochettinon për postin e trajnerit të Unitedit

Sipas mediumit Daily Mail, pesë janë emra e mundshëm që mund ta marrin drejtimin e skuadrës nga sezoni i ri.

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel është në listën e kandidatëve të Unitedit për të marrë postin e trajnerit në Old Trafford në fund të sezonit.

Trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui dhe trajneri i Spanjës, Luis Enrique i janë bashkuar gjithashtu listës së pretendentëve afatgjatë për pozitën.

Mauricio Pochettino i Paris Saint-Germain dhe Erik ten Hag të Ajait janë gjithashtu mes disa prej emrave të tjerë që konsiderohen nga United.

Lexo po ashtu Ten Hag dëshiron që Rangnick të jetë pjesë e ekipit të tij te Man Utd

Rangnick do të marrë një rol konsulent në klub në qershor dhe mund të përdorë lidhjet e tij të ngushta me Tuchel për të tunduar ish-trajnerin e Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund të pranoj detyrën në Old Trafford.

Lopetegui dhe Enrique kanë qenë të dy të lidhur me punën e United që nga shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer në nëntor dhe një emërim i ndonjërit nuk do të ishte befasi e madhe. /Telegrafi/