Manchester Unitedi thuhet se ka gati nisjen e një oferte të lartë për mesfushorin e Chelseat, Mason Mount.
Mount pas fundit të këtij sezoni, hyn në vitin e fundit të kontratës aktuale me klubin nga Stamford Bridge.
Palët deri më tani nuk kanë arritur marrëveshje rinovimi dhe Blutë presin ta shesin Mount gjatë afatit kalimtar të verës.
Liverpooli dhe Arsenali kanë qenë klubet të cilat janë lidhur deri tani me anglezin, por në garë për të ka hyrë edhe një rival i fortë.
Sipas Daily Mail, Unitedi është gati të bëjë lojën e tyre dhe planifikon të ofrojë 55 milionë funte apo 63 milionë euro për reprezentuesin anglez.
Drejtuesit e klubit nga Old Trafford thonë se janë gati të fillojnë bisedimet mes dy klubeve për transferimin e Mount.
Lëvizja është drejtuar nga menaxheri i United, Erik ten Hag, i cili e pëlqen lojtarin, megjithëse oferta e tyre do të jetë më e vogël sesa vlerësimi i Chelseat prej 85 milionë funtesh. /Telegrafi/