Me t’u kthyer ndeshjet e top kampionateve evropiane, është kthyer edhe Liga e Kampionëve.
Ndeshjet e treta të fazës së grupeve këtë të martë kanë servuar një ndeshje fantastike, atë në mes Manchester Unitedit dhe Juventusit.
Jose Mourinho është në dyshim në mes të Victor Lindelef dhe Eric Baillyt.
Na anën tjetër Massimiliano Allegri pë shkak të lëndimit në skuadër nuk ka Emre Canin dhe Mario Mandzukic, kështu i është nevojitur të bëjë disa ndryshime në njëmbëdhjetësh.
Formacioni i mundshëm i Man Utd (4-3-3): De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; Fred, Matic, Pogba; Rashford, Lukaku, Martial.
Formacioni i mundshëm i Juves (4-4-2): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Pjanic, Matuidi, Bernardeschi; Dybala, Cristiano Ronaldo.
Në dy ndeshjet e para Zonja e Vjetër ka dy fitore, kurse Djajtë e Kuq një fitore dhe një barazim, pra në këtë ndeshje luhet për liderin e Grupit H. /Telegrafi/