Frenkie de Jong vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Manchester United për edicionin e ardhshëm.
Mesfushori holandez po përballet me një pasiguri për të ardhmen e tij te Barcelona, pasi shumë klube janë vënë pas tij.
Dy skuadrat nga Manchesteri, City e United si dhe Chelsea e Bayern Munich janë duke kërkuar transferimin e holandezit në verë.
Trajneri i ri i Manchester United, Erik te Hag ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që me çdo kusht ta transferojnë holandezin në Old Traford.
Barcelona ka nevojë të madhe për para dhe Djajtë e Kuq po mundohen që ta bindin klubin katalunas për shitjen e De Jong për shumën e 80 milionë eurove.
Gjithsesi vet lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do t’i bashkohet Unitedit, për faktin se gjiganti anglez nuk do të luaj në Ligën e Kampionëve.
Djajtë e Kuq gjatë ditëve të ardhshme pritet të nisin ofertën e parë zyrtare në drejtim të kataluansve për holandezin, me shpresën se si klubi ashtu edhe lojtari do të pranojnë atë. /Telegrafi/