Site icon Telegrafi

Man Utd gati për ndeshjen e Superkupës së Evropës, mbërrijnë në Shkup (Foto)

Manchester Unitedi tashmë ka mbërritur në Shkup për ndeshjen kundër Real Madridit për Superkupën e Evropës.

Skuadra e Jose Mourinhos dukej e qetë para fillimit të rëndësishëm i cili do zhvillohet në stadiumin Philip II Arena nga ora 20:45.

Fituesit e Ligës së Evropës ndaj Los Blancos do të luajnë pa Eric Baillyn dhe Phil Jones.

Blerjet e reja Romelu Lukaku, Nemanja Matic dhe Victor Lindelof pritet të bëjë debutimin nesër.

Djajtë e Kuq do të qëndrojnë në hotelin TCC Grand Plazza. /Telegrafi/

Exit mobile version