Manchester Unitedi e ka prioritet gjatë verës përforcimin me një sulmues të ri, pasi ka parë që golat po mungojnë javët e fundit dhe tashmë kanë etiketuar disa emra si transferime të mundshme.
Djajtë e Kuq kanë shënuar dy ose më shumë gola në vetëm tre nga 12 ndeshjet e zhvilluara nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick.
Opsionet e tyre sulmuese, të cilat u shfaqën të shëndetshme në fillim të sezonit, papritmas duken të papërdorura.
Mason Greenwood është pezulluar pas arrestimit të tij, ndërsa Anthony Martial nuk dëshiron të kthehet në Old Trafford pasi iu bashkua Sevillas në formë huazimi.
Edhe Marcus Rashford, i cili luante rregullisht si qendërsulmues më herët në karrierën e tij, tani tenton të luajë në të majtë.
Kjo e lë Rangnick me 37-vjeçarin Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavani, i cili mbush 35 vjeç të hënën dhe duket se do të largohet këtë verë.
Sipas mediumit The Sun, drejtuesit e Djajve të Kuq tashmë kanë etiketuar dy emra të mëdhenj për të përforcuar qendrën e sulmit.
Unitedi e ka admiruar prej kohësh sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland dhe gjatë verës do të tentohet transferimi i tij.
Harry Kane i Tottenham Hotspur është gjithashtu njëri nga prioritetet dhe do të tentohet marrëveshja me anglezin.
Dy emra tjerë që pëlqehen, por janë më poshtë në listën e dëshirave janë Dominic Calvert-Lewin i Evertonit së bashku me Lautaro Martinez të Interit. /Telegrafi/