Manchester Unitedi është bërë skuadra e fundit që lidhet me mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, ndërsa po monitoron edhe Tanguy Ndombele të Tottenham Hotspur.
Pogba aktualisht nuk është në negociata me Unitedin për rinovimin e kontratës, me marrëveshjen e tij që përfundon në verën e vitit 2022.
Thuhet se Djajtë e Kuq po fillojnë të shikojnë opsionet e tjera të mesfushës në rast se Paul Pogba vendos të mos nënshkruajë një kontratë të re.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Unitedi po monitoron situatën e yllit të Milanit, Kessie, si dhe mesfushorin e Tottenham, Ndombele.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Kessie do të bëhet një lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, edhe pse ai është në bisedime me Milanin për një marrëveshje të re.
Tottenham, Chelsea, Liverpool, Paris Saint-Germain dhe Arsenali janë lidhur të gjithë me Kessie, por Djajtë e Kuq duna të jenë konkurrent i fortë.
Ndombele është një opsion më i lirë dhe më i lehtë, por nuk bind edhe aq shumë për nga cilësia, pasi ka luajtur vetëm një herë për Spurs këtë sezon. /Telegrafi/