Telegrafi

Man Utd dhe Real Madrid duan transferimin e Richarlisonit

Manchester United dhe Real Madridi thuhet se janë duke duke kërkuar një lëvizje gjatë verës për sulmuesin e Evertonit, Richarlison.

Richarlison, i cili u bashkua me Watford në 2017 para se të kalonte në Everton një vit më vonë, thuhet se po përgatitet të largohet nga Goodison Park gjatë verës.

Sulmuesi brazilian në mënyrë ideale dëshiron të qëndrojë në Ligën Premier, por për të ka edhe oferta tjera tunduese nga kampionatet tjera.

Lexo po ashtu Kriza financiare, Evertoni detyrohet të shesë njërin mes Richarlison ose Calvert-Lewin

Sipas mediumit brazilian UOL, Manchester Unitedi dhe Real Madridi po synojnë një sulm për Richarlison në fund të sezonit.

Evertoni pritet të vendosë një çmim prej 66 milionë funtesh apo rreth 80 milionë euro për yllin brazilian.

Megjithatë, ky çmim do të jetë vetëm nëse ata mbeten në Ligën Premier, pasi ky çmim do të ulej nëse ata nuk arrijnë të mbijetojnë. /Telegrafi/