Site icon Telegrafi

Man Utd dhe Real Madrid alarmohen nga mundësia e transferimit të Coman

Ylli francez i Bayern Munich, Kingsley Coman ka përfunduar në listën e dëshirave të dy klubeve të mëdha evropiane, Manchester United dhe Real Madrid pas situatës së tij të komplikuar me Bavarezët.

Bayern Munich dhe Kingsley Coman nuk po i afrohen marrëveshjes për një kontratë të re dhe situata e tij ka alarmuar disa klube evropiane.

Sulmuesi francez i skadon kontrata në fund të sezonit 2022/2023 dhe mund të shitet nga Bayerni në afatin e ardhshëm të verës, për të mos e humbur falas.

Lexo po ashtu Real Madridi monitoron situatën e Comanit

Sipas mediumit Sky Sports Germany, përfaqësuesi i Coman dëshiron shumë më tepër para sesa Bayerni është i gatshëm të ofrojë me rinovimin e kontratës.

Ata po kërkojnë 5 deri në 6 milionë euro në vit apo më shumë se oferta e Bayernit, e cila duket se sugjeron se një largim është rezultati më i mundshëm i këtyre negociatave.

Coman ka përjetuar pjesën e tij të problemeve të lëndimeve gjatë kohës së tij në Gjermani, por shënoi golin e fitores për Bayernin në Ligën e Kampionëve dy sezone më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version