Tammy Abraham ka pasur sezonin e tij më të mirë në karrierë me fanellën e Romës.
Sulmuesi anglez iu bashkua skuadrës italiane verën e kaluar nga Chelsea për 40 milionë euro dhe shkëlqeu me gola e asistime.
Abraham në 52 ndeshje zyrtare shënoi 26 gola dhe dhuroi pesë asistime të tjera duke ndihmuar Romën ta fitoj edhe Ligën e Konferencës.
Roma tani ndodhet në presion nga dy skuadrat e mëdha angleze Manchester United dhe Arsenal që po e kërkojnë me ngulm rikthimin e anglezit në Ligën Premier.
Megjithatë përgjigja e trajnerit të Romës, Jose Mourinho ka qenë e prerë duke i thënë klubit se nuk dëshiron ta largojë Abrahamin gjatë kësaj vere.
Pas shkëlqimit me fanellën e Romës vlera e Abraham është ngritur ndjeshëm dhe sulmuesi anglez tani vlerësohet rreth 80 milionë euro.
Megjithatë klubi nga kryeqyteti italian nuk e ka ndërmend ta largojë yllin e skuadrës për asnjë çmim së paku këtë verë.
Kujtojmë që Chelsea ka një klauzolë për riblerjen e Abraham, klauzolë e cila aktivizohet në verën e vitit të ardhshëm dhe e cila vlen 80 milionë euro. /Telegrafi/