Telegrafi

Man Utd bën një ofertë të përmirësuar për Antony

Klubi anglez, Manchester United thuhet se po bën një ofertë të përmirësuar për sulmuesin anësor të Ajaxit, Antony.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcohen edhe më shumë para nisjes së sezonit të ri 2022/23.

Drejtuesit e klubit dhe trajneri Erik ten Hag tashmë kanë etiketuar yllin e Ajaxit, Antony, si njërin nga objektivat kryesor të verës.

Gjatë ditëve të fundit, Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë për brazilianin, por është cilësuar si e ulët nga Ajaxi.

Sipas mediumi Goal, Unitedi ka rritur ofertën e tyre origjinale prej 50 milionësh funte apo 60 milionë euro për Antony.

Por, kampionët holandezë thuhet se qëndrojnë të patundur me vlerësimin e tyre prej 67 milionë funtesh apo 80 milionë euro për yllin brazilian.

Lexo po ashtu Nga Ronaldo te De Jong: 15 transferimet e mëdha që mund të ndodhin ende para mbylljes së afatit kalimtar veror

Ajaxi heziton të humbasë më shumë lojtarë të klasit të lartë pasi qendërmbrojtësi argjentinas, Lisandro Martinez, ndoqi menaxherin Ten Hag në Old Trafford.

Nga ana e tij, Antony është i etur për të parë lëvizjen të ndodhë dhe javën e ardhshme mund të ketë shumë të reja në këtë drejtim. /Telegrafi/