Manchester Unitedi ka marrë dënime të mëdha nga UEFA, pasi janë dënuar disa futbollistë për shkelje të rregullave të dopingut, por edhe gjoba me para.
Në adresën e gjigantin anglez kanë ardhur informata jo të kënaqshme, pasi janë njoftuar për disa dënime nga UEFA.
Djajtë e Kuq janë dënuar nga UEFA për shkelje të rregullave anti-doping, ndërsa janë gjobitur gjithashtu edhe me një shifër solide prej 10 mijë euro pas finales së Ligës së Evropës në sezonin e kaluar kundër Ajaxit.
Mbrojtësit Phil Jones i është dhënë një ndalim evropian me dy ndeshje dhe është gjobitur me 5,000 euro pasi u dënua për fyerje dhe drejtimin e gjuhës abuzive ndaj një oficeri të kontrolli anti-doping.
Jones do të humbasë ndeshjen e Superkupës ndaj Real Madridit më 8 gusht, si dhe ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, Daley Blind është dënuar për shkelje dhe mosrespektim të procedurës së dopingut, dhe gjithashtu është gjobitur me 5,000 euro.
Kjo nënkupton që Djajtë e Kuq ndaj Real Madridit më 8 gusht do t’i duhet të luajnë pa Jones-Eric Bailly, pasi ky i fundit është i dënuar me tre ndeshje mos-lojë pas kartonit të kuq në gjysmëfinale ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/