Site icon Telegrafi

Man United është gati të paguajë klauzolën e Hysajt

Elseid Hysaj (Getty Images)

Manchester United dëshiron mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj dhe është gati të paguajë klauzolën e largimit të tij nga Napoli.  

Hysaj është mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë në Serie A dhe ndër më të mirët në pozitën e tij në të gjithë botën.

Paraqitjet e tij të mira me Napolin dhe Shqipërinë kanë bërë që Hysaj të pëlqehet shumë nga skuadrat e mëdha evropiane.

Lexo po ashtu Gazetari italian e bënë të kryer transferimin e Hysaj te PSG

Njëra ndër to është edhe gjiganti anglez, Unitedi, që e ka në radar që nga viti i kaluar mbrojtësin shqiptar.

Hysaj llogaritet si mbrojtësi më i mirë në Serie A (Getty Images)

Sipas mediumit anglez The Sun, Djajtë e Kuq janë gati të paguajnë klauzolën e largimit të Hysajt nga Napoli dhe ta transferojnë atë në Old Trafford.

Klauzola e largimit të Hysajt nga Napoli është 44 milionë funte apo 50 milionë euro dhe Unitedi se sheh problem ta transferojë gjatë verës.

Lexo po ashtu E ardhmja e Hysajt te Napoli lidhet me atë të Sarrit

Jose Mourinho është gati të shesë Matteo Darmianin në Serie A dhe e sheh Hysajn si zëvendësim ideal.

Mbrojtësi shqiptar gjatë ditëve të kaluara u lidh edhe më një transferim te Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Liverpooli. /Telegrafi/

Exit mobile version