Manchester City ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar me formë të mirë dhe mbajtjen e moralit lartë para rikthimit të Ligës së Kampionëve dhe ndeshjes kthyese me Real Madridin.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm vendasit që arritën ta tundin rrjetën dy herë.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtë minutave lojë dhe ishte David Silva, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit për epërsinë 1-0.
Në minutën e 39-të në skenë doli sulmuesi Gabriel Jesus, i cili gjithashtu shënoi një gol të bukur dhe qoi ekipin e tij në pushim me rezultat 2-0.
HALF-TIME | Two superb goals see us lead as we head into the break ⚽️⚽️
🔵 2-0 🍒 #ManCity pic.twitter.com/hLEbCE5Wpj
— Manchester City (@ManCity) July 15, 2020
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë, me Bournemouthin që kërkonte golin, ndërsa Cityn që menaxhonte rezultatin dhe lojën.
Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte ai i minutës së 59-të kur mysafirët gjeten golin me anë të Joshua King, por ky gol u anulua nga VAR-i.
Megjithatë, mysafirët arrijnë të shënojnë në minutën e 89-të me anët të David Brooks, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.
FULL-TIME | Stunning goals from @21LVA and @gabrieljesus9 seal the points for us here at the Etihad! ⚽️⚽️
🔵 2-1 🍒 #ManCity pic.twitter.com/ovEMwwMgyD
— Manchester City (@ManCity) July 15, 2020
Pas kësaj fitore, City ka 75 pikë në vendin e dytë, ndërsa Bournemouth ka 35 pikë në vendin e 18-të.
Në ndeshjen e radhës, Qytetarët luajnë në udhëtim te Watfordi, teksa Bournemouth e pret në shtëpi Southamptonin. /Telegrafi/
https://twitter.com/AdemolaVictor/status/1283448167065964552
https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1283457434904911874
https://twitter.com/AdemolaVictor/status/1283473703465099266