Site icon Telegrafi

Man City triumfon me rikthim në derbi ndaj Chelseat

Man City - Chelsea (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Chelseat në derbin e javës së 13-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat pas humbjes nga Liverpoolit, pasi ka triumfuar me rikthim ndaj Chelseat.

Pjesa e parë  e ndeshje u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të shënojnë edhe gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 21 minutave lojë dhe ishte N’Golo Kante, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të bukur nga Mateo Kovacic.

Kante hapi serinë e golave (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

City arriti të kthehet në lojë duke shënuar dy herë, fillimisht me anë të Kevin de Bruyne (29′) për 1-1, ndërsa Riyad Mahrez (37′) shënoi gol të bukur për 2-1.

Në pjesën e dytë, ekipi i Frank Lampard u mundua shumë me anë të disa rasteve të gjej golin e barazimit, por Qytetarët arritën të mbahen mirë dhe në fund të shënojnë edhe një gol.

Ishte Raheem Sterling (90+), i cili shënoi pas asistimit të Mahrez për 3-1, por goli u anulua nga VAR-i dhe ndeshja përfundoi 2-1.

Mahrez shënoi golin e fitores (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, City ngjitet në pozitën e tretë me 28 pikë apo nëntë më pak se Liverpooli lider, ndërsa Chelsea renditet i katërti me 26 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin në shtëpi West Hamin, ndërsa City udhëton te Newcastle. /Telegrafi/

https://twitter.com/RiZzyUTD/status/1198303331556478976

 

 

 

 

Exit mobile version