Manchester City thuhet se është gati të rivalizojë Real Madridin për transferimin e yllit të Paris Saint-Germaib, Kylian Mbappe.
Emri i Mbappes vazhdon të jetë njëri nga më të përfolurit në futbollin botëror dhe e ardhmja e tij është ende në dyshim.
City thuhet se ka vjedhur marshimin ndaj Real Madridit në garën për Erling Haaland, me të cilin thuhet se tashmë ka marrëveshje personale.
Megjithatë, sulmuesi norvegjez nuk është lojtari i vetëm me të cilin dy klubet do të luftojnë.
Sipas mediumit Fichajes, Qytetarët janë gjithashtu gati t’i bashkohen gjuetisë për transferimin e sulmuesit francez, Mbappe.
Ylli i Paris Saint-Germain pritej të transferohej në Spanjë si lojtar i lirë këtë verë, por atij mund t’i jepen opsione alternative për t’u marrë në konsideratë.
Ideja e transferimit në Etihad thuhet se mund ta joshë Mbappen, i cili padyshim se do të bëhej njëri nga lojtarët më të paguar në botë. /Telegrafi/