Telegrafi

Man City do të përdorë Cancelon në bisedimet me Interit për Lautaron dhe Skriniarin

Lautaro Martinez dhe Milan Skriniar (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Manchester City është i gatshëm të përdor mbrojtësin Joao Cancelo si një ‘mjet negociues’ në bisedimet me Interin për dy yjet e tyre, Lautaro Martinez dhe Milan Skriniar.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, City e sheh sulmuesin e Interit, Martinez si një pasues të mundshëm për veteranin e tyre argjentinas, Sergio Aguero.

Klubi anglez thuhet se mund të përdorin interesin e Interit për Cancelon për të lehtësuar një marrëveshje këtë verë.

Lexo po ashtu Man City dëshiron ta largojë Cancelon, Interi shpreson ta rikthej në skuadër

Sidoqoftë, nuk është vetëm Lautaro që City është i interesuar ta transferojë në verë në Etihad.

Shoku i argjentinasit, mbrojtës sllovak Milan Skriniar gjithashtu është në radarin e kampionit aktual të Ligës Premier.

City e sheh mbrojtësin si një zëvendësim të përkryer për ish-kapitenin Vincent Kompany dhe Cancelo mund të përdoret në negociatat për transferimin e sllovakut. /Telegrafi/