Manchester City është i gatshëm të përdor mbrojtësin Joao Cancelo si një ‘mjet negociues’ në bisedimet me Interin për dy yjet e tyre, Lautaro Martinez dhe Milan Skriniar.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, City e sheh sulmuesin e Interit, Martinez si një pasues të mundshëm për veteranin e tyre argjentinas, Sergio Aguero.
Klubi anglez thuhet se mund të përdorin interesin e Interit për Cancelon për të lehtësuar një marrëveshje këtë verë.
Sidoqoftë, nuk është vetëm Lautaro që City është i interesuar ta transferojë në verë në Etihad.
Shoku i argjentinasit, mbrojtës sllovak Milan Skriniar gjithashtu është në radarin e kampionit aktual të Ligës Premier.
City e sheh mbrojtësin si një zëvendësim të përkryer për ish-kapitenin Vincent Kompany dhe Cancelo mund të përdoret në negociatat për transferimin e sllovakut. /Telegrafi/