Telegrafi

Man City do të ‘luftojë’ me Barcelonën për Aubameyang

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang pritet të ngjallë një ‘luftë’ mes dy klubeve të mëdha evropiane, Barcelonës dhe Manchester Cityt.

Aubameyang është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe më nuk duket të jetë titullari i padiskutueshëm dhe ylli i skuadrës së Mikel Artetas.

Situata e tij ka bërë që klubet evropiane të interesohet për transferimin e tij, pasi nuk pritet të kushtojë shtrenjtë shkaku i kontratës dhe moshës.

Barcelona ishte klubi i parë i interesuar për sulmuesin këmbëshpejtë sidomos pas konfirmimit të mungesës së gjatë të Sergio Agueros.

Megjithatë, sipas faqes Transfer Market Web, Man City është i gatshëm të luftojë me Barcelonën për nënshkrimin e sulmuesit të Arsenalit, Aubameyang, në afatin kalimtar të janarit.

Të dyja ekipet janë në treg për një tjetër sulmues të dëshmuar, me kampionët në fuqi të Ligës Premier të vendosur për Aubameyangun, pasi tashmë kanë bërë edhe pyetje drejt rivalëve të tyre nga Emirates Stadium. /Telegrafi/