Manchester City është i gatshëm të refuzojë çdo lëvizje transferimi të Bernardo Silvas te Barcelona në këtë afat kalimtar të verës.
Reprezentuesi portugez ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te Blaugranët verën e kaluar përpara se të zgjidhte të qëndronte te kampionët e Ligës Premier në sezonin 2021/22.
Pep Guardiola më parë la të kuptohej gatishmërinë e tij për të shitur ish-lojtarin e Monacos nëse ai nuk është i kënaqur me rolin e tij në Etihad.
Silva është nën kontratë me Cityn deri në vitin 2025, dhe klubi mund të kërkojë rreth 80 milionë euro për ta liruar atë në çdo largim të mundshëm për shkak të formës së tij të vazhdueshme.
Megjithatë, sipas Daily Mirror, City nuk ka në plan të pranojë oferta për Silvën, pavarësisht thashethemeve për takime mes agjentit të tij Jorge Mendes dhe presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.
Guardiola ka rivlerësuar opsionet e skuadrës së tij përpara sezonit 2022/23 dhe trajneri katalunas nuk dëshiron ndonjë largim të mëtejshëm përpara se sezoni të fillojë muajin e ardhshëm. /Telegrafi/