Site icon Telegrafi

Man City synon ta tundojë Interin, ofron Jesusin dhe Angelinon për Lautaron

Manchester City po konsideron një ofertë me disa lojtarë për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Drejtuesit e Cityt po kërkojnë një pasardhës afatgjatë për legjendën e klubit Sergio Aguero.

Ata kanë ardhur në përfundim se bashkëkombësi i tij, ylli i Interit, Lautaro Martinez është i pari në listën e dëshirave.

Lexo po ashtu Man City i bindur, Lautaro do të jetë pasues i Agueros

Sipas gazetës italiane Tuttosport, City mund të tundojë Interin për t’u ndarë me sulmuesin argjentinas duke përfshirë disa lojtarë në ofertën e tyre.

Mbrojtësi i krahut Angelino dhe sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, janë përmendur si lojtarët e mundshëm mundshme që do t’i ofrohet Nerazzurrëve.

Ylli i Interit, Lautaro ka një klauzolë në kontratën e tij prej 111 milionë eurosh dhe ka qenë në negociata me Barcelonën tash e disa muaj për një marrëveshje.

Po,r City tani po shfaqet si një kandidat serioz, veçanërisht me menaxherin Pep Guardiola që po drejton marrëveshjen. /Telegrafi/

Exit mobile version