Manchester City do ta rivalizojë deri në fund Barcelonën për dyshen e talentuar të Ajaxit, Frenki de Jong dhe Matthijs De Ligs.
Barcelona dhe City do të luftojnë kokë më kokë në garën për mesfushorin e talentuar, De Jong, raporton Goal.com.
Të dy klubet besojnë se kanë një epërsi për të transferuar 21-vjeçarin, i cili pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.
Katalunasit provuan disa herë gjatë verës për të transferuar De Jongun, me sekretarit teknik Robert Fernandez dhe drejtorin teknik të Ajaxit, Marc Overmars që patën disa takime.
Megjithatë, shifra prej 30 milionë eurosh e ofruar për mesfushorin e talentuar u cilësua shumë e vogël nga holandezët.
De Jong ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur së bashku me Lionel Messi në Camp Nou në disa raste, por City beson se Liga Premier do ta bëjë holandezit të ndryshoj mendim.
Blaugranët, shkaku i konkurrencës së fortë, do të tentojnë të blejnë gjatë janarit dyshen De Jong dhe De Lig, dhe t’i huazojë deri në fund të sezonit te Ajaxi.
Përveç tyre, Barcelona ka në listën e transferimeve edhe Paul Pogban e Manchester Unitedit dhe Adrien Rabiot të Paris Saint-Germain. /Telegrafi/